×
  • Extra
  • Extra

    “Populli i makiatove” – arsyet pse duhet të hiqni dorë nga kjo kafe

    Reporteri
    10 Janar 2020 | 10:28

    Shumë prej nesh mëngjesin e nisim me kafe. Studimet konfirmojnë se njerëzit mund të heqin dorë nga alkooli, por e kanë të pamundur të heqin dorë nga kafeja e mëngjesit. Por ka disa që e pinë kafenë shqeto, të tjerë me qumësht.


    Një pyetje lind natyrshëm, si është më mirë ta pimë kafen, me apo pa qumësht?

    Sipas studimeve, kombinimi i kafesë dhe qumështit ka pasoja negative shëndetësore.

    1-Kombinimi i kafeinës dhe kazeinës (proteina e qumështit) krijon mpiksjen e stomakut që është shumë e vështirë për t’u tretur.

    Kështu, jo vetëm që kafeja me qumësht bëhet më pak e lehtë, por gjithashtu mund të shkaktojë intolerancë.

    2-Qumështi në kafe shkakton sekretim të kalciumit përmes urinës duke rritur sekretimin e kalciumit në zorrët.

    3-Kafe e thjeshtë nuk përmban kalori dhe yndyra. Kur kombinohet me qumësht, atëherë numri i kalorive të panevojshme dhe yndyra që hamë është rritur, sidomos kur pimë shumë kafene çdo ditë. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!