Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, prej se komunikon me qytetarët edhe përmes faqes së tij në Facebook ka thyer rekorde të pelqimeve, komenteve dhe shprendarjeve.
Ai ka lënë prapa në këtë drejtim të gjithë politikanët tjerë, shkruan Reporteri.net.
Kurti, që është edhe më i votuari në Kosovë, ka postime jo edhe shumë të shpeshta.
Sa herë që shkruan për dike ai shkruan pak më gjatë se politikanët tjerë, në shumicën e rasteve, shkruan Reporteri.net.
Natyrisht, janë disa momente që kanë shënuar edhe rekordet e tij në Facebook. Fitorja në zgjedhje është një nga ta.
Pastaj takimi i parë pas zgjedhjeve, me Vjosa Osmanin.
Bujë bëri edhe prezenca e parë e tij në stadium për të parë një ndeshje të Kosovës.
E natyrisht për të thyer edhe rekordet e veta, ai postoi në natën e vitit të ri 2020 një foto me familje, gruan dhe vajzën.
Kjo foto mori mbi 69 mijë pelqime.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.