Një marsh i pazakontë është zhvilluar në rrugët e Shkupit, ku një numër i punëtoreve të seksit kanë bërë thirrje që të mos u cënohen të drejtat.
“Pse duhet të punojmë me frikën e ngacmimit, abuzimit si dhe injorimit nga shoqëria. Pse na kërkoni dhe nuk na njihni.
Ne kemi zgjedhur punën seksuale si opsionin më të mirë për të siguruar jetesën dhe askush nuk duhet të na privojë nga e drejta jonë për të jetuar të lirë jetën”.
Ky ishte mesazhi i punonjësve të seksit në Maqedoninë e Veriut, të cilët zhvilluan një marshim paqësor me çadra të kuqe në rrugët e qytetit të martën e 17 dhjetorit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.