×
  • Extra
  • Extra

    Pse finlandezët janë populli më i lumtur në botë?

    Reporteri
    05 Janar 2020 | 15:56

    Edhe për vitin 2019, Finlanda ishte vendi me i lumtur në Tokë. Në raportin e Lumturisë së Botës nga Kombet e Bashkuara renditen 156 vende sipas nivelit të lumturisë, duke analizuar faktorë si jetëgjatësia, mbështetja sociale dhe korrupsioni. Renditja pasohet me vendet fqinje, Norvegji, Danimarkë dhe Islandë.


    Pse janë finlandezët kaq të lumtur?

    Nga moti, sigurisht që jo!

    Në nivel shoqëror, suksesi i Finlandës mund t’i atribuohet sigurisë sociale, kulturës së besimit, edukimit me nivel të lartë dhe përkushtim ndaj pabarazisë gjinore. Në nivel personal, shumë vendas e konsiderojnë lidhjen e tyre me natyrën si një burim të rëndësishëm lumturie.

    Para 150 viteve 10% e popullsisë së Finlandës u zhduk për shkak të urisë. Në vitin 1918, një vit pasi Finlanda fitoi pavarësinë vendi kaloi në një luftë civile të ashpër. Kur Finlanda doli nga Lufta e Dytë Botërore në vitin 1945, ishte një nga kombet më të vafëra në Europë. Lumturia dhe mirëqënia e tyre është ngritur nga rrënojat.

    Lumturia e Finlandës është nxitur nga një numër politikash për ndihmën sociale, besimin reciprok, lirinë dhe barazinë. Në vitet e fundit, Finlanda është vlerësuar si vendi më i qëndrueshëm, më i lirë dhe më i sigurt nga shumë organe ndërkombëtare.

    Në Finlandë aplikohet taksa progresive dhe rishpërndarja e pasurisë, e cila mundëson shëndetësi falas, edukimi cilësor falas për të gjithë dhe leje lindje për meshkujt. Një balancë e shëndetshme mes jetës dhe punës siguron që njerëzit të kenë mundësinë të ndjekin interesat e tyre personale dhe të ushqejnë kreativitetin ndërkohë që shijojnë ajrin më të pastër dhe natyrën më të pacënuar të botës.

    Sipas Transparencës Ndërkombëtare, Finlanda është një nga vendet me më pak korrupsion në botë. Mbi 80% e popullsisë i beson policisë, sistemit arsimor dhe sistemit shëndetësor në vend.

    Paraja nuk sjell lumturi, por rritja ekonomike luan një rol të rëndësishëm në ruajtjen e një qëndrueshmërie në shoqëri në Finlandë. Finlanda nuk është vendi më i pasur në botë, por ka qenë e aftë të përballojë krizat globale në ekonomi. Politikat e shpejta në ekonomi dhe inovacioni në vend kanë luajtur një rol të madh në këtë aftësi./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!