Nëse shihni burra me mustaqe të gjata gjatë muajit nëntor apo haseni me hashtag-un (#noshavenovember), dijeni që po mendojnë për një kauzë shumë të rëndësishme sesa thjesht të tërheqin seksin e kundërt me pamjen e tyre burrërore.
Movember (moustache + november) është një event simbolik i muajit nëntor, gjatë së cilit burrat e çdo moshe rrisin mustaqet me qëllim ndërgjegjësimin rreth shëndetit të meshkujve, specifikisht sëmundjeve si: kanceri i prostatës, kanceri në testikuj apo sëmundjeve mendore si depresioni. Ashtu si ndërgjegjësimi ndaj kancerit të gjirit edhe “movember” është një lëvizje globale dhe synon “të ndryshojë fytyrën e shëndetit të seksit mashkull”.
Kjo nismë e ka zanafillën 14 vite më parë në Australi, kur një grup miqsh vendosën të ‘ringjallin’ një trend të dalë jashtë mode: mustaqen! 30 burra vendosën të bëhen pjesë për të parë si do të shkonte dhe kur zbuluan sa argëtuese ishte, filluan të mblidhnin para vitin e ardhshëm me qëllim sensibilizimin rreth kancerit të prostatës. Në 2004-ën, eventi numëronte plot 450 pjesëmarrës që arritën të mbledhin plot 43 mijë dollarë, shifër kjo e papërfillshme krahasuar me atë të vitit 2012-të. 21 vende mbështesnin nismën duke mbledhur 154 milion dollarë.
Movember shtyn burrat të bëjnë të gjitha kontrollet e nevojshme për të kapur në kohë sëmundjen e kancerit dhe për ta kuruar me efektivitet, duke reduktuar kështu numrin e vdekjeve. Ata inkurajohen gjithashtu të priren drejt një stili jetese më të shëndetshëm.
Fakte të tjera rreth Movember
2. Mustaqja simbolizon fjongon për shëndetin e mashkullit.
3. Burrat që e ndërmarrin këtë nismë quhen Mo Bros, e nisin muajin nëntor pa qime në fytyrë dhe i rrisin më pas deri në fund të muajit.
4. Synohet rritja e fondeve dhe ndërgjegjësimi i burrave për sëmundje që shpesh i injorojnë.