Fotografitë zemërthyese të një elefanti i cili është aq i dobët, saqë i dallohen të gjitha brinjët, janë shfaqur në rrjetet sociale.
Tikiiri, një elefant femër 70-vjeçar, do të punojë përkrah 60 elefantëve të tjerë për Festivalin Perahera në Sri Lanka këtë vit – pavarësisht trupit të saj të dobët dhe shëndetit të keq, transmeton Reporteri.net.
Festivali dhjetë-ditor budist përfshinë kafshët e dekoruara së bashku me një mori interpretuesish duke përfshirë kërcimtarë, magjistarë dhe muzikantë.
Fotografitë e tmerrshme të Tikiirit u ndanë nga Fondacioni “Save Elephant” për të shënuar Ditën Botërore të Elefantëve që ishte të Hënën. /Reporteri.net
Pamjet:
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.