Qielli mbi një provincë në Indonezi është bërë i tëri i kuq gjatë vikendit, për shkak të numrit të madh të zjarreve që kanë prekur pjesën më të madhe të këtij vendi.
Çdo vit në Indonezi shkaktohen mjegulla që mbulojnë tërë rajonin e Azisë juglindore. E meteorologët gjatë një interviste dhënë BBC-së, kanë shpjeguar se qielli i pazakontë ka marrë ngjyrë të tillë si rezultat i një fenomeni që quhet “shpërndarja e rrezeve”.
Siç raportohet një fenomen i tillë bën që nuanca e kaltër e qiellit gjatë perëndimit të diellit të shndërrohet në të kuqe.
E një banore e Jambi që ka shkrepur fotografitë e qiellit të kuq, thotë nga kjo mjegull i kanë djegur shumë sytë dhe fyti.
Kjo 21-vjeçare i ka postuar fotografitë në Facebook të cilat u shpërndanë me shpejtësi të madhe edhe pse shumë persona dyshonin në autenticitetin e tyre. “Janë të vërteta, fotografitë dhe videon e kam realizuar unë”, ka deklaruar Eka Wulandari.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.