×
  • Extra
  • Extra

    Ramiz Lladrovci befason duke mbajtur flamurin e Rugovës

    Reporteri
    31 Janar 2020 | 15:17

    Dihet botërisht që Ramiz Lladrovci i takon Partisë Demokratike të Kosovës, kundërshtares më të madhe të ish-presidentit historik, Ibrahim Rugova, mirëpo kjo gjë nuk i ka penguar që ta mbajë flamurin e tij.


    Një fotografi e publikuar së fundmi, tregon kryetarin e Drenasit teksa fotografohet me flamurin dardan, shkruan Reporteri.net.

    Ai ka dalë së bashku me një përkrahës që, sipas fotografisë, është i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

    Ndryshe, Ramiz Lladrovci në kohën kur Ibrahim Rugova ishte gjallë i takonte partisë së Ramush Haradinajt./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!