×
  • Extra
  • Extra

    Rast i tmerrshëm: Dhunonin gratë, fëmijët pas lindjes i shitnin për pak para

    Reporteri
    01 Tetor 2019 | 12:53

    Policia në kryeqytetin e Nigerisë Lagos ka shpëtuar 19 vajza të cilat ishin të rrëmbyera, të përdhunuara dhe të detyruara të lindin, në mënyrë që rrëmbyesit më pas t’i shesin bebet.


    Përfaqësuesi i policisë për medie në Lagos, Bala Elkana ka thënë se në lokacionin e njëjtë janë gjetur edhe katër bebe të cilat menjëherë pas lindjes janë marrë nga nënat, transmeton AP.

    Sipas fjalëve të tij, vajzat janë kryesisht nga lindja e vendit, dhe janë mashtruar ashtu që i është premtuar se në Lagos do t’iu sigurohen punë me fitime të mira.

    Policia ka arrestuar dy burra, të cilët dyshohen se janë pjesë e bandës së organizuar, derisa po kërkohet i dyshuari kryesor.

    Në Nigeri shpesh kidnapohen vajzat, të cilat në fjalorin e kriminelëve i quajnë “fabrika të fëmijëve”. Fëmijët të cilët ato i lindin shiten me çmim i cili sillet prej 830 deri 1.400 dollarë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!