Counter-Strike: Global Offensive – CS:GO është një nga video-lojërat që shumë të rinj të Kosovës e gjejnë veten në të për të kaluar një pjesë të kohës së tyre, e madje një pjesë e tyre kanë arritur suksese të mëdha.
Organizata e E-Sports, “BLINK” numëron 5 lojtarë është një ndër më të fortat në Ballkan.
Madje gjatë ditës së djeshme një nga lojtarët e quajtur rigoN, u përfol gjatë në media pasi ai kishte arritur që ta eleminojë me thikë njërin nga më të fortët në botë, ukrainasin “s1mple”, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Por, vetëm një ditë pas këtij suksesi që rigoN arriti dje, ai përmes një postimi në Twitter ka bërë të ditur se nuk është më pjesë e “BLINK”.
“Fatkeqsisht , nuk do të jem më pjesë e Blink Esports. Kaluam shumë mirë së bashku, rezultate të mahnitshme, mezi prisja të vazhdonim rrugëtimin tonë dhe të arrijmë objektivat tona, megjithatë kontrata ime nuk është vazhduar (lojtarët e tjerë janë ende me kontratë), dhe po kërkoj mundësi të tjera. Ju lutem me shkruani DM per ofertat”, ka shkruar rigoN në Twitter./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.