Një shef i një kompanie trajnimi u ka dhënë duhanpirësve një stimulim që të provojnë ta lënë duhanpirjen – duke i shpërblyer jo-duhanpirësit me katër ditë shtesë pushimi vjetor.
Drejtori menaxhues Don Bryden tha që ai vuri re se punonjësit e tij që pinë duhan zakonisht kalojnë deri në një orë çdo ditë duke pirë cigare, transmeton Reporteri.net.
Ndërkohë, jo-duhanpirësit në zyrë mbetën në tavolinat e tyre, duke vazhduar me punën.
Bryden, i cili drejton firmën logjistike KCJ Training and Solutions vendosi të fillojë vitin e ri me një politikë të re radikale.
Për këtë vendim, ai u shpreh se u inspirua nga një postim që kishte parë në rrjetet sociale e që komentet ishin shumë pozitive.
“Unë i shoh punonjësit e mi të pinë çdo ditë duhan. Ata pinë katër, pesë apo edhe 10 cigare në ditë, çka ju merr rreth 10 minuta kohë. Shikoj punonjësit e tjerë që nuk pinë duhan, ata janë gjithmonë duke u përpjekur të bëjnë punën e tyre, kështu që mendova se ata duhet të kompensohen.Vitin e kaluar, unë pashë diçka në mediat sociale duke sugjeruar që punëtorët që nuk pinë duhan duhet të kenë edhe katër ditë pushim.Të gjithë thoshin se ishte një ide e shkëlqyeshme por askush nuk tha që ata do ta bënin atë, kështu që unë e vura zemërgjerësinë në punë në fillim të janarit dhe u thashë të gjithëve që do tia nisim. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.