×
  • Extra
  • Extra

    Shenja e parë që jeni infektuar me Omicron, nëse e keni këtë simptomë duhet të shkoni të testoheni

    Reporteri
    31 Dhjetor 2021 | 7:26

    Omicron, një lloj i ri i koronavirusit, i cili, siç kanë përcaktuar shkencëtarët, është shumë më ngjitës se llojet e mëparshme, po përhapet me të madhe në të gjithë planetin dhe së fundmi ka mbërritur edhe në Kosovë. Edhe pse nuk dihen të gjitha karakteristikat e mutacionit të ri, ekspertët paralajmërojnë se simptomat e infeksionit ndryshojnë nga ato të  mëparshme.

    Njerëzit që u infektuan me omicron raportuan një ndjenjë kruarjeje në fyt si simptomë, gjë që bëri që zëri i tyre të ndryshonte ose të ngjiret.

    Ndryshe nga varianti delta, ku pacientët kishin dhimbje të fytit, tek ata të infektuar me mutacionin e ri, simptoma e vetme është kruarja.

    Ryan Rouc, drejtor ekzekutiv i DiscoveryHealth, kompania më e madhe private e sigurimeve shëndetësore në Afrikën e Jugut, tha javën e kaluar se ishte simptoma më e zakonshme me të cilën përballen pacientët e infektuar me omikron.

    Kjo simptomë zakonisht shoqërohet me kongjestion nazal, por edhe me shenja të tjera të zakonshme si kolla e thatë dhe dhimbje në pjesën e poshtme të shpinës.

    Sipas një studimi të kryer nga aplikacioni “ZOE Covid Symptom Study”, rezultoi se dhimbja e fytit është ndër simptomat më të shpeshta të raportuara, si te personat e vaksinuar dhe të pavaksinuar.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!