Nuk janë të pakta herët kur qytetarët ankohen se shoferët kosovarë po i parkojnë veturat e tyre nëpër trotuare, duke ua vështirësuar kështu lëvizjen.
Së fundmi, në grupin që merret me qytetari aktive, ‘Network Prishtina’, një nënë ka ndarë me anëtarët e tjerë të grupit përvojën e saj të hidhur, shkruan Reporteri.net.
“Sot dola me vajzen me karroc me ec , po ku me ec ne Prishtine vetem me i pas krahet me fluturu, vetura e parkume ne mes te trotuarit , dashta me tejkalu ku e rrezikova vajzen tu u ngut mu kput rrota e karroces ne mes te rruges ku ishin ne levizje veturat , une e terheka shpejt karrocen dhe u ktheva ne trotuar ,po dikush qe eshte me aftesi te kufizuara ne karroc qysh me kalu ? Shpend Ahmeti”, ka shkruar A.Q në Network Prishtina.
Ky postim ka marrë qindra reagime nga të gjithë qytetarët që janë pjesë e këtij grupi.
Postimi i plotë i qytetares:
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.