×
  • Extra
  • Extra

    Shihni në ëndërr njerëzit e dashur që kanë vdekur, ka disa arsye pse ndodh kjo!

    Reporteri
    16 Shtator 2021 | 23:31

    Edhe pse nuk janë më me ne, të dashurit që kanë ndërruar jetë nuk na braktisin kurrë.


    Shumica e njerëzve flasin për mënyrën se si u shfaqen ata në ëndrra, të cilat mund të jenë shumë realiste dhe të gjalla.

    Ëndrrat e tilla njihen si – ëndrra të takimit, thotë dr. Patrick McNamara.

    Ëndrrat e tilla shpesh kanë tema të zakonshme:

    – I ndjeri shfaqet ashtu siç është edhe në jetë, por disi është më i ri dhe më i shëndetshëm.

    – Ai transmeton mesazh inkurajimi tek ai që e ëndërron atë, të tillë si “Unë jam mirë dhe jam akoma me ju”.

    – Mesazhet e të ndjerit arrijnë më shumë në mënyrën telepatike ose psikike, sesa fjalët e shqiptuara.

    – Ëndrra është më normale dhe më reale sesa bizare, çfarë mund të jenë ëndrrat klasike.

    – Ëndrrat janë intensive, sikur i ndjeri të ketë ardhur vërtet për vizitë, ndërsa ai që ëndërron e kujton ëndrrën kur zgjohet.

    – Ëndrra ndikon fuqishëm te një person, disa njerëz edhe i ndryshon.

    – Pas një ëndrre të tillë pason njohja e asaj që është e drejtë dhe asaj që është e gabuar, ose një periudhë keqardhjeje ose përhapje pikëpamjesh shpirtërore.

    Për popujt tradicionalë, ëndrrat e takimit ishin një provë mjaft bindëse se ekziston një botë shpirtërore dhe jetë pas vdekjes. Edhe në shoqërinë e sotme moderne, ëndrrat e tilla kanë një ndikim të rëndësishëm te të pikëlluarit.

    Shumica ka pranuar se ëndrrat e takimit me ndjerët u kanë ndihmuar ta kalonin me sukses procesin e zisë dhe të vazhdonin me jetën.

    Ka një numër arsyesh pse të ndjerët shfaqen në ëndërr:

    – Ata duan të kërkojnë falje ose të zgjidhin ndonjë problem që kanë pasur gjatë jetës së tyre dhe që u ka mbetur i pazgjidhur.

    – Ata ofrojnë udhëzime për ata që kanë mbetur në jetë, mbrojtjen e tyre ose duan t’i paralajmërojnë për diçka.

    – Ata duan të ngushëllojnë ata që pikëllohen për ta dhe t’u thonë se gjithçka është në rregull me ta dhe se ata tani janë “në botën tjetër”.

    – Ata kanë një mesazh për këdo që i ëndërron.

    – Ata duan t’u tregojnë të dashurve të tyre se ka jetë pas vdekjes.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!