Një ngjarje e paparë ka ndodhur në tregun e Beogradit ku një shitëse godet policen dhe më pas largohet nga vendi i ngjarjes.
Në media qarkulloi edhe video e këtij momenti, që tregon se policja për një kohë të gjatë nuk ka mundur të ngrihet pas goditjes që mori, transmeton Reporteri.net.
Deri te ngjarja siç raportohet erdhi pasi policja komunale i kërkoi shitëses të largohej nga tregu.
Siç shihet në pamje shitësja iu përgjigj se ka fëmijë për të mbajtur dhe nuk mund ta bëjë. Kur gjërat u përkeqësuan, siç shihet në video, shitësja eskalon duke e goditur policën.
Raportohet se më pas ajo u arrestua. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.