Ky është projekti, ose më saktë projektet kundër të cilëve janë ngritur ambientalistët nga e gjithë Evropa Lindore, duke synuar të ndalojnë “shiun e digave” që së shpejti mund të bien në Ballkan.
Sipas ‘Business Insider’, 2800 diga do të ndërtohen në më pak se njëzet vjet në një rajon pak më të madh se Italia.
Ky është projekti, ose më saktë projektet kundër të cilëve janë ngritur ambientalistët nga e gjithë Evropa Lindore, duke synuar të ndalojnë “shiun e digave” që së shpejti mund të bien në Ballkan.
Aktualisht, në rajon, rreth 2.800 hidrocentrale janë planifikuar të ndërtohen nga Sllovenia në Greqi, 187 janë tashmë në ndërtim e sipër dhe mbi 1.000 (ose 37%) janë vendosur të ndërtohen brenda zonave të mbrojtura (118 prej të cilave në parqet kombëtare).
Ambientalistët besojnë se efekti në mjedis i digave, i lehtë për t’u hamendësuar, do të ishte shkatërrues.
Në veçanti ata kanë frikë se digat e reja mund të ndryshojë peizazhin dhe habitatin e dhjetëra llojeve të kafshëve.
Prej muajsh protestat po shumohen në të gjitha vendet e zonës ku do të ngrihen digat nga Sllovenia në Greqi, duke kaluar nëpër Bosnje, Serbi dhe Shqipëri, por, siç duket, pa rezultat/Shqiptarja.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.