×
  • Extra
  • Extra

    Shpejtim Bulliqi nuk e lëshon gazetarin pa një çaj rusi në Llap

    Reporteri
    13 Qershor 2021 | 21:43

    Shpejtim Bulliqi, kryetar i Podujevës ka qenë këtë javë mysafir në intervistën REPORTERI n’Komunë.


    Ai ka folur për projektet që ka realizuar, problemet që ka kjo komunë si dhe ka shprehur bindjen se partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje do ta kandidoj sërish për kryetar komune.

    “Subjekti im ende si ka përcaktuar kandidatët, por është një rregull që fituesi nuk ndërrohet, kemi besimin se do të jemi pjesë e këtij procesi dhe do të kemi fitore më të thellë se vitin e kaluar”, ka thënë Bulliqi në intervistën REPORTERI n’Komunë.

    Pasi përfundoi intervista, ai i tha gazetarit të Reporterit, Shkumbin Kajtazi, se nuk mund ta lëshojë pa e ftuar për një çaj rusi.

    “Nuk mund të ju lëshoj pa shku me pi nga një çaj”, tha Bulliqi.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!