Pas zgjedhjeve të 6 tetorit ku Vetëvendosje doli partia e parë, ndërsa PDS-ja e Shpend Ahmetit me gjasë do të mbetet pa asnjë ulëse në Kuvend, kosovarët në rrjetet sociale kanë vazhduar ta tregojnë kreativitetin e tyre.
Së fundmi një video ku kreu i PSD-së, Shpend Ahmeti shihet duke kënduar këngën e Nexhmije Pagarushës “E kujtoj unë atë takim” është bërë virale, shkruan Reporteri.net.
Për të ironizuar me situatën politike në vend pas zgjedhjeve të 6 tetorit, kosovarët kanë shprehur kreativitetin e tyre përmes kësaj videoje duke e lidhur tekstin e këngës me rezultatet e zgjedhjeve dhe duke e shoqëruar atë me disa pamje ku Shpend Ahmeti shihet duke u përqafuar me kreun e VV-së, Albin Kurti në një nga tubimet e VV-së.
“Jetoj me atë përqafim që dikur ma dhurove ti”, thotë ndër të tjera teksti i këngës i shoqëruar me pamjet e përqafimit të ngrohtë mes Shpend Ahmetit e Albin Kurtit.
Kujtojmë, se disa nga figurat e PSD-së pas humbjes në zgjedhjet e së dielës kanë paralajmëruar se do të tërhiqen përgjithmonë nga politika. /Reporteri.net
Për më shumë shikoni videon:
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.