Në Ballkan vallja është pjesë e jetës, sidomos në dasma. Serbët janë përkujdesur që ta gjejnë mënyrën se si mund të vallëzohet edhe në kushte kur duhet mbajtur distancë 2 metra mes vete.
Një video e disa personave që luanin një valle në rrugë në Serbi është shfaqur në mediat sociale.
Nuk ka asgjë të çuditshme në këtë, përveç që ata përdorin shkopinj për të mbajtur një distancë prej 2 metrash, sipas rekomandimeve për distancë fizike në përpjekje për të parandaluar përhapjen e coronavirusit.
Vera po afron, dhe bashkë me të edhe sezona e dasmave, dhe shumë njerëz në Ballkan, e sidomos shqiptarët kanë brengën se si do të ja bëjnë pasi besohet se masat kufizuese edhe pse do të fillojnë të zbuten, ato do të vazhdojnë pothuajse deri në fund të këtij viti.
Një metodë e tillë, ndoshta do të ishte praktike edhe për dasmat që pritet të jenë jo të pakta gjatë stinës së verës. /Reporteri.net
Živeće ovaj narod! ?? pic.twitter.com/rvWpjaTAHH
— Џони Квид (@_dzonikvid) April 18, 2020
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.