Ndihmësi dixhital i Apple, “Siri”, ka vërtetuar se është i dobishëm, pasi shpëtoi një adoleshent.
Gael Salcedo, një student 18 vjeçar po udhëtonte për në kolegjin e tij, kur xhipi i tij goditi një copë të akullit, kështu Salcedo humbi kontrollin e automjetit, i cili doli jashtë rrugës dhe ra në lumë, shkruan Indeksonline.
“Mendova se do të vdisja”, tha Salcedo për CNN.
Por për fat të mirë, për të dalë nga gjendja e tij e vështirë, Siri iu gjend aty, pasi ai nuk e dinte se ku e kishe iPhonen e tij.
“Unë e humba telefonin dhe nuk mund ta gjeja, dhe thash ‘Hej Siri, telefono 911’, dhe më pas Siri e telefonoi”.
Kështu zjarrfikësit nga Mason City arritën në vendin e ngjarjen dhe e shpëtuan Salcedon.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.