E mban mend mirë kur i dashuri të la? Ai ndoshta mendon se je ende një njeri i dëshpëruar dhe i demoralizuar dhe pa respekt për veten. Por, duke mos qenë në kontakt për një kohë të gjatë, ai natyrisht do të të pyesë çfarë ka ndodhur me ty përgjatë kësaj periudhe.
Dalëngadalë ai ka filluar t’i harrojë imazhet e tua, por edhe gjestet e natyrshme që dikur i ka adhuruar. Kështu, që ai të fillojë t’i kujtojë dalëngadalë gjërat që ka pëlqyer tek ty, duhet të sillesh e matur që ai të kujtojë sa shumë ka humbur.
Bisedo natyrshëm
Pas një kohe të gjatë që nuk keni qenë në kontakt, ju do të bisedoni normalisht për gjërat e përditshme, punët etj., pa dalë asnjëherë në thelb të temës: je në një lidhje tjetër? Kjo është pyetja normale që do të donit të bënit të dy, por nuk do të tregojë aspak ndryshime pozitive për ty.
Trego se je më e organizuar me veten
Kjo do të thotë që pas ndarjes, gjërat kanë filluar të të ecin mirë. Një rritje në detyrë, ekonomi më e mirë, pushime me miqtë kanë ndikuar pozitivisht në jetën tënde. Tashmë, pas këtyre muajve, trego se nuk je më ajo vajza kokulur dhe e dërrmuar nga një ndarje.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.