Është verë dhe shumica e produkteve që vendosni në fytyrë, shkrijnë menjëherë. Për të shmangur këtë, ja disa këshilla sesi ta bëni të përshtatshëm për verë rutinën e make up-it.
Ju nuk vishni disa shtresa rrobash në verë, kështu që ndiqeni këtë rregull edhe me produktet që vendosni në fytyrë.
Mos përdorni disa kremra me përbërje të yndyrshme, por zëvendësojini këto me formula që ju japin një pamje mat (pa shkëlqimin e tepruar). Fillojeni me kremin e diellit.
Po, mund të përdorni fondatinë gjatë verës. Megjithatë bëhuni selektivë dhe zgjidhni një fondatinë me përbërjen e duhur, sikur të mbulojë edhe efektin e korrektorit do të ishte perfekte.
Konturimi nuk ka pse të jetë i komplikuar, sidomos gjatë verës. Mjafton nga një kalim në secilën faqe dhe në ballë. Shtojini kësaj edhe pak ndriçim tek mollëzat dhe mos harroni të sfumoni.
Gjatë verës nuk keni pse shqetësoheni për të kombinuar të kuqin e buzëve me atë të mollëzave, sepse mund të përdorni të njëjtin produkt. Zakonisht sugjerohet diçka pak e yndyrshme që të mbajë buzët e hidratuara.
Ndërsa për pjesën e toneve të syve, gjithçka ju duhet është të qëndroni te ngjyrat e sigurta. Tonet e kafes janë zgjedhja perfekte për çdo make up të këtij sezoni, pasi mund të krijoni çdo lloj look-u që dëshironi me pak imagjinatë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.