Ceremonia e ndarjes së çmimeve Oscars mund të mos jenë rikthyer plotësisht në këtë vit, por disa elemente të veçanta të ngjarjes janë rikthyer.
Shfaqja që përfshin elitën e Hollywoodit do të mbahet këtë të diel, 25 prill. Ata që do nominohen do të marrin çantat legjendare të dhuratave përmes postës nëse nuk marrin pjesë personalisht, dhe është dorëzimi mjaft special. Çdo çantë thuhet se kap vlerën plot 60 mijë dollarë.
Suksesi i biznesit tënd meriton zyrat e ëndërrave, si këto në Dukagjini Center.
Pra, çfarë ka saktësisht brenda?
Pjesa më e madhe e vlerës në çanta nuk është aspak në gjëra fizike. Është në mallin e vërtetë luksoz të epokës së rimëkëmbjes pandemike – udhëtimi!
Sipas Cosmopolitan, çantat përfshijnë kupona për tre netë në Resortin Kahari në Bahamas, tre netë në Casa del Campo në Republikën Dominikane, dy netë në Resortin ekskluzive Raiwasa në Fixhi, dhe, vetëm për të nominuarit, katër netë në Sailrock Resort në Turk dhe Kaikos, i cili vlerësohet të kap vlerën dhjetë mijë dollarë.
Ekzistojnë gjithashtu kupona dhe ftesa për trajtime manikyri, kirurgji plastike, dhe madje edhe këshilla të personalizuara për investime nga kapitalistët e sipërmarrjes.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.