Një kompani franceze pretendon të ketë shpikur një pilulë që mund të bëjë gazrat tuaja me aromë të këndshme.
Po, ne të gjithë e njohim dikë që mund ta përdorë këtë, apo jo?
Tabletat janë krijuar nga një shpikës i quajtur Christian Poincheval, me bazë në qytetin perëndimor francez të Gesvres dhe – ai pohon – se ato mund të transformojnë gazrat tuaja me aromën e bukur të çokollatës ose trëndafilave.
Po, ky alkimist anal në fakt mendohet se mund të bëjë gazrat tuaja të kenë aromë trëndafilash. Mirëpo kjo pilulë thuhet se ishte në treg që nga viti 2007 sipas faqes zyrtare të kompanisë së quajtur Lutin Malin.
Ata pretendojnë se pilula është krejtësisht e natyrshme, nuk ka ndonjë medikament apo ndonjë substancë të bazuar, por vetëm një “shtojcë dietetike e bazuar në përbërësit natyralë” që do të bëjë që aroma normale e gazrave të jetë e këndshme.
Pretendohet se e ashtuquajtura “Fart Pill’’ është rezultat i hulumtimeve dhe testeve të gjata dhe është në shitje që nga viti 2007.
Po ashtu siç pohojnë mediat e huaja kjo pilulë nuk mbetet në funksion vetëm për njerëzit. Thuhet gjithashtu se ka disa pluhura që mund t’i përdorni për qenin tuaj pasi gazrat e tyre janë dëmtim i ekzistencës së secilit pronar të tyre, njofton Klan Kosova.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.