Ardhja në jetë e një fëmije për një çift është një lumturi e madhe. Mirëpo, nënat kanë përgjegjësinë dhe lodhjen më të madhe.
Shumica e nënave të reja pësojë një rënie vetëbesimi dhe pëlqimi për trupin e tyre pas lindjes, për shkak se e krahasojnë gjithnjë me imazhet e pasqyruara ne media.
Si pasojë e kësaj ka nisur një fushatë reklamuese e quajtur “Body Proud Mums” (mama krenare për trupin) që synon të inkurajojë të gjitha nënat e reja që pas lindjes të pranojnë si normale ndryshimet në trupin e tyre, shkruan Reporteri.net.
Fushata përfshin 10 nëna të reja, që vënë në pah ndryshimet ne trup pas lindjes dhe prezantojnë realitetin ashtu siç nuk shihet në media.
“Çdo nënë e re duhet ta dojë veten e trupin e saj për arsyen e vetme se prej saj ka dalë një mrekulli, një fëmijë”, është mesazhi i kësaj fushate. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.