Kompania “Unilever” ka tërhequr nga tregu disa produkte që reduktojnë yndyrën në flokë pa pasur nevojë për ujë, si Dove, Nexxus, Suave, TIGI dhe TRESemmé për shkak të pranisë së mundshme të benzenit, një kimikat që mund të shkaktojë kancer.
Produktet u prodhuan para tetorit 2021 dhe u shpërndanë në shitës me pakicë në mbarë ShBA-në, tha në një njoftim Administrata e Ushqimit dhe Barnave, raporton CNN.
Ato përfshijnë produkte të tilla si “Dove Dry Shampoo Volume and Fullness”, “Dove Dry Shampo Fresh Coconut”, “Nexxus Dry Shampo Refreshing Mist” dhe “Suave Professionals Dry Shampoo Refresh and Revive”.
Benzeni është një kimikat kancerogjen për njerëzit prandaj ekspozimi ndaj tij mund të ndodhë me anë të hundës, nga goja dhe përmes lëkurës, dhe mund të rezultojë në kancer, duke përfshirë leukeminë dhe kancerin e gjakut.
Vitin e kaluar një gjë e tillë pati ndodhur edhe me kompani të tjera, ndërsa kompania e kozmetikës L’Oreal është paditur me pretendimet se produktet e saj kimike për flokë i vënë gratë në rrezik për kancer të mitrës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.