Shpesh mund të keni dëgjuar se uji i orizit është shumë i dobishëm për flokët. Dhe në fakt uji i orizit është një nga trajtimet më të mira për flokët. Kjo përbërje ka gjetur kohët e fundit një përdorim të gjerë pasi i bën flokët më të fortë.
Këto janë disa arsye pse duhet të aplikoni ujë orizi në flokët tuaj:
Çon në rritjen e flokëve
Uji i orizit ndihmon në rritjen e flokëve dhe gjithashtu parandalon rënien e tyre. Prania e vitaminës B, C, E pasuron flokët dhe i ndihmon ata të rriten shpejt.
Parandalon dëmtimin e flokëve
Uji i orizit siguron një “mburojë” për flokët dhe bën që të mos dëmtohen shpejt. Gjithashtu mbron flokët nga rrezet e dëmshme të diellit.
Redukton skajet e ndara
Uji i orizit përmban proteina në një sasi të mirë, të cilat parandalojnë krijimin e majave dyshe.
I bën flokët të butë
Uji i orizit i bën flokët të butë. Shpëlarja e flokëve me ujë me oriz iu jep gjithashtu më shumë shkëlqim flokëve.
Redukton zbokthin
Zbokthi ose infeksioni bakterial në lëkurën e kokës bëhet shqetësues për të gjithë. Larja e flokëve me ujë orizi largon zbokthin dhe parandalon tharjen e flokëve.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.