Në stinën vjeshtë/dimër fokusi është në ngjyra.
Pjesët e rrobave me ngjyra të zjarrta dhe ato shumëngjyrëshe janë në qendër të vëmendjes, por disa ngjyra të pasura neutrale gjithashtu janë ideale për dasmat e ardhshme.
Për ta bërë më të lehtë idenë e kombinimit të veshjeve për ngjarje solemne, kemi hulumtuar në rrjete shoqërore duke kërkuar ngjyrat më të bukura të fustaneve, kombinezoneve dhe kostumeve të cilat mund t’i vishni ndërsa shikoni të dashurit tuaj duke ecur deri te altari.
Këto katër ngjyra do të dominojnë veshjet e mysafirëve në dasmat vjeshtore, transmeton Telegrafi.
1. E trëndafilta e ndritshme
Meqenëse e trëndafilta është ngjyra më trendi në muajt e fundit, ka një numër të madh fustanesh dhe kombinezonesh të cilat mund t’i zgjidhni.
2. E zeza
Një fustan i vogël i zi është gjithmonë një zgjedhje e mirë, dhe nëse jeni të shqetësuar se mos dukeni shumë e rreptë, gjithmonë mund të zgjidhni një pjesë me model.
3. E kaltra kobalt
E kaltra kobalt është nuanca më mbresëlënëse e cila kombinohet shkëlqyeshëm me tonet e argjendta dhe të arta, por duket bukur edhe në fotografi, gjë që gjithmonë është një plus në dasma.
4. E kafenjta çokollatë
E kafenjta çokollatë është zgjedhje popullore e markave këtë sezon.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.