Një studim këshillon burrat të cilët dëshirojnë që të bëhen prindër, të bien në gjumë më herët.
Shkencëtarët besojnë se ata të cilët qëndrojnë deri natën vonë kanë më shumë gjasa që të kenë spermë jo të shëndetshme, dhe janë më pak fertil, raporton “Daily Star”.
Studimet e bëra nga Universiteti i Arus, tregojnë se meshkujt pjesëmarrës kanë spermë më të ulët nëse bien në gjumë pas orës 22:30.
Për këtë arsye, shkencëtarët i sugjerojnë çiftet të cilët dëshirojnë të bëhen prindër të bien në gjumë më herët. Studiuesit e Danimarkës kanë matur ndikimin e gjumit tek pjesëmarrësit, mesatarja e moshës së tyre ishte 34 vjecare.
Të gjithë ata ishin duke përpjekur për të bërë fëmijë, por disa kishin më shumë probleme sesa të tjerët.
Ata të cilët kishin bërë gjumë para 22:30 kishin gjasa diku rreth 2.5% të kenë spermë më të shëndetshme. Me sa duket, mos gjumi i rregullt mund të shkaktojë probleme me konceptim duke zvogëluar sekretimin e hormoneve riprodhuese.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.