Në postimin e tij te radhës në TikTok, dr. Anthony Youn, i cili punon si kirurg plastik në SHBA, tha se nuk duhet të flini nudo për një arsye që do bënit mirë mos ta lexonit, nëse po hani diçka.
Ai thotë se “njerëzit lëshojnë gazra gjatë natës dhe nëse nuk janë të veshur me rroba, mund të spërkasin sasi të vogla nevoje në krevat”.
“Një person mesatarisht ka rreth 15-25 gazra në ditë dhe këto mund të ndodhin edhe teksa flini. Sa herë që ndodh, ju spërkasni një sasi të vogël të materialit fekal”.
Mjeku shton:
“Pra, për hir të partnerëve/eve tuaja, ju lutem flini me të brendshme.”
Më pas ai sqaron në komente:
“Për gratë, nëse gjinekologu juaj ju thotë të flini pa të brendshme atëherë duhet të ndiqni se çfarë ju ka thënë mjeku”.
Që kur është postuar, videoja ka marrë më shumë se 10 milionë shikime dhe gati 700,000 pëlqime. Njerëzit i kanë marrë këshillat me shaka duke komentuar:
“15-25 herë në ditë? Të paktën paskam arritje në një fushë!”; “Shtrati im, zgjedhja ime”, “Unë thjesht po shënoj territorin tim” etj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.