Nëse vera ju ka zgjuar dëshirën për të lyer/ndryshuar ngjyrën e flokëve (dhe specifikisht për t’u bërë bionde), ju kuptojmë. Eshtë një lloj rregulli i pashkruar që thotë se flokët e çelëta në verë duken një mrekulli, por prisni. Lexoni njëherë këtë artikull para se të ktheheni në bionden që imagjinoni sa herë mbyllni sytë.
Duke lënë tonalitetet mënjanë, të bëhesh bionde s’është aq e thjeshtë sa të marrësh një pako bojë nga marketi dhe të lyesh flokët me duar. Që të arrini ngjyrën ideale, që ju bën të dukeni yll, keni nevojë për një ekspert. Kërkoni, hulumtoni mirë para se të vendosni ku do ta bëni shndërrimin. Gjithashtu është e rëndësishme të tregoheni tolerantë me pritshmëritë tuaja. Gjërat s’dalin fiks si në foto dhe as si i imagjinuat në kokë.
Nëse s’doni të përfundoni në sallon çdo tre javë, merrni në konsideratë një lyerje që nuk prek rrënjët. Çelja e flokëve kushton shumë dhe ka nevojë për mirëmbajtje të përhershme. Nëse jeni të duruar, mirë. Nëse jo, rimendojeni zgjedhjen tuaj.
Si dhe, duhet të investoni në maska cilësore për flokun për ta hidratuar dhe forcuar. Ju duhet një shampo lejla që ngjyra juaj të mos kthehet në portokalli. Bjondllëku kërkon investim, kështu që mendohuni gjatë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.