Balenciaga është një ndër shtëpitë e modës që ka guxuar me trendet. Kompania njihet për veshjet e çuditshme, që kanë bërë jo pak bujë jo vetëm për stilin e çuditshëm por dhe për çmimin që arrijnë.
Rasti më i fundit ishte çanta që dukej si një qese mbeturinash me një çmim rreth 1800 dollarë.
Dalin në treg çanta që duken si qese plehrash, kushtojnë deri 1,800 dollarë
Së fundmi, shtëpia e famshme ka surprizuar sërish me një palë vathë që duken si lidhëse këpucësh, të cilët kushtojnë 250 dollarë.
Të gjitha këto “çmenduri” dhe teprime të stilistëve nuk janë aspak të rastësishme, nisur nga ndikimi që kanë në sjelljen blerëse të konsumatorëve.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.