Juli Fisher është një infermiere, që u infektua me koronavirus. Së fundmi, ajo ka folur për simptomat e saj, shumica e të cilave kanë qenë në përputhje me artikujt e organizatave të shëndetësisë.
Mirëpo, gjatë periudhës së infektimit, ajo ka vënë re se po i binin shumë flokët. “Pashë shumë flokë që më binin sa herë bëja dush. Në fillim mendova mos ishte nga ndonjë shampo e lirë, por shumë shpejt kuptova se ishte diçka tjetër,” tha ajo.
Në një grup në Facebook, Fisher zbuloi se edhe shumë të tjerë të infektuar kishin pësuar rënie të flokëve. Akademia Amerikane e Dermatologjisë ka theksuar se humbja e flokëve mund të bëhet për shkak të gjenetikës, të moshës, ndryshimeve hormonale, stresit dhe gjendjeve të ndryshme shëndetësore.
Sipas ekspertëve, pacientët e Covid-19 vuajnë nga “telogen effluvium”, një formë e përkohshme e shkaktuar nga një stres fizik ose emocional. Flokët kanë një cikël jetësor që ndahet në: 90% rriten, 5% janë në fazë pushimi dhe pjesa tjetër bie. Kur organizmi është në një gjendje stresi ose shoku, deri në 50% e flokëve kalojnë në fazën e rënies. Lexo më shumë tek ZONEELIRE.AL
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.