Përgjatë viteve, trupi i njeriut është zhvilluar dhe përshtatur me botën, dhe sipas disa shkencëtarëve, kjo mund të vazhdojë edhe më tutje, për shkak të ndikimit të teknologjisë.
Pra, për 100 vjet njerëzit mund të kenë një trup të përshtatur nga ndikimi i teknologjisë së re. ‘Mindy’ është një shembull i një gruaje, trupi i së cilës ka përjetuar ndryshime për shkak të teknologjisë, transmeton Reporteri.net.
Ajo është kërrusur për shkak të qëndrimit të gjatë para kompjuterit, ndërkaq koka e saj qëndron e përkulur për shkak të përdorimit të telefonit të mençur.
Qafa e saj është më e vogël dhe më e fortë për të balancuar kokën kur ajo qëndron poshtë gjatë përdorimit të telefonit.
Vazhdimi i adaptimit të saj është kafka më e dendur që mbron trurin nga rrezatimi i telefonave të mençur, të cilët disa besojnë se do të lënë pasoja serioze për shëndetin e njeriut. Duart janë një histori e veçantë. Njëra anë mund të ketë sindromin ’90 shkallë ‘, domethënë për shkak të mbajtjes së telefonit.
Transformimet mund të ndodhin edhe tek sytë. ‘Mindy’ ka të zhvilluar një kapak të dytë të syve, që siguron mbrojtje kundër dritës së dëmshme të prodhuar nga pajisjet teknologjike.
Natyrisht, ky model është jashtëzakonisht në mënyrë shokuese, por jep një pasqyrë interesante vizuale në ndryshimet fizike të bazuara në kërkimet shkencore. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.