×
  • Extra
  • Extra

    Taksisti shqiptar: Fanellën që ma dha Neueri e shita 1 mijë euro

    Reporteri
    25 Korrik 2022 | 9:32

    Taksisti shqiptar, Hazir Stublla është bërë i famshëm së fundmi në Gjermani pasi e ka gjetur kuletën e Manuel Neuerit.

    Portieri gjerman e shpërbleu taksistin shqiptar për këtë veprim.

    Por, Stublla e ka quajtur portierin gjerman si dorështrënguar pasi nuk ia dha shpërblimin e merituar, por vetëm një fanellë të firmosur.

    Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, ai ka treguar të gjithë historinë, duke theksuar se për të shkuar te Neuer kishte harxhuar 400 euro, por nuk i ka marrë akoma.

    Mirëpo, duket se historia ka ndryshuar pasi fanellën taksistit ia ka blerë një television gjerman për 1 mijë euro.

    “Një ditë përpara kisha edhe Mullerin, kam pas të tjerë artista dhe janë shumë falenderues, që mos ti përmendim emrat. Neuer e njoha menjëherë dhe nuk kisha mundësi t’ja ktheja, po ja çova te shtëpia, e pash te dokumenti i identifikimit adresën. Vendosa t’ja bëja këtë gjest.

    Ai hyri në taksinë time, unë e njoh menjëherë. Po ne taksistët kemi rregulla dhe nuk duhet të flasim. Thjesht e pyeta për adresën se kur do ta çoja. Unë bëra detyrën time. Kam harxhuar diku 400 euro për ta gjetur. Pastaj televizionet më të njohura gjermane ma kanë kërkuar dhe e kam shitur për 1000 euro. Unë nuk isha fare për ta shitur, thjesht doja t’ja tregoja”, u shpreh ndër të tjera Haziri./abcnews.al

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!