Mjafton vetëm të pyetet me zë ky asistent digjital dhe do t’i sigurojë përgjigjet e sakta, nga departamenti i shëndetësisë
Shfrytëzuesit e Amazon Alexa në Shtetet e Bashkuara, mund të ndihmohen nga kjo pajisje, që të diagnostikohen nëse kanë coronavirus, pandeminë e përhapur kohëve të fundit, transmeton Telegrafi.
“Alexa e kam coronavirusin, si dhe cilat janë simptomat e kësaj sëmundje”, janë vetëm disa nga pyetjet që mund t’i drejtohen.
Pastaj, Alexa do të vë në funksion sistemin që të kërkojë në të dhënat lidhur me këtë sëmundje, historinë, si dhe të gjitha detajet shtesë që kanë të bëjnë me të. Mirëpo, të gjitha të dhënat janë të bazuara në burime të sigurta dhe të konfirmuara nga ekspertët.
Që në fillim të muajit, Alexa ka ofruar disa të dhëna lidhur me pandeminë, por Amazon ka bërë të ditur se aplikacioni është përditësuar dhe mund të ofrojë më shumë të dhëna, si dhe ta lidhe përdoruesin me burimin e duhur të informacionit.
Derisa mund të ofrojë këshilla dhe të orientojë lidhur me gjetjen e shpëtimit të duhur, Alexa kryen edhe disa veprime mjaft atraktive, që kanë të bëjnë me higjienën.
Shfrytëzuesi mund të kërkojë që të lëshohet muzikë për 20 sekonda, aq sa është minimumi i kohës së duhur derisa të pastrohen duart.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.