×
  • Extra
  • Tech&Auto

    Apple kërkon falje për një gabim në “app store”

    Reporteri
    24 Gusht 2020 | 16:12

    Kompania Apple kërkoi falje, pasi vikendin që shkoi bëri një gabim në app-store.


    Krijuesi i WordPress, Matt Mullenwag, shkroi në Twitter të premten, se aplikacioni WordPress është “larguar nga app store”.

    Kufizimet që Apple i vendosi në kompani, bënë që WordPressi të përditësohej në sistemin operativ iOS të kthehej në shërbim me pagesë, njoftoi CNN-i të hënën.

    WordPress është një faqe pa pagesë, nuk përfshihet në blerjet e aplikacionit.

    Në deklaratën e Applet thuhej: “Ne besojmë se është zgjidhur çështja me WordPress-in, pasi krijuesi e largoi shërbimin e pagesës në blerjet e aplikacionit, tani është një aplikacion i vetëm dhe nuk shfaqet në blerje. Ne kemi lajmëruar zhvilluesit e këtij aplikacioni dhe kemi kërkuar falje, për çdo konfuzion që kemi shkaktuar”. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!