Nëse 2020 do të ishte një vit normal, Apple me siguri do të kishte lëshuar iPhone-in e saj të fundit deri tani, pasi iPhone të rinj zakonisht njoftohen në ngjarjen e zakonshme të Apple që mbahet në shtator.
Por, 2020 nuk është një vit normal, dhe ngjarja e shtatorit e Apple u përdor për të zbuluar Apple Watch Series 6, iPad të ri dhe iPad Air të ri, shkruan Business Insider.
Kur do të dalë iPhone i ri?
iPhone 2020 – i njohur në thashetheme si iPhone “12” – do të dalë në treg “disa javë më vonë” se zakonisht, sipas vetë Apple. Vonesa vjen mes vonesave të zinxhirit të furnizimit për shkak të pandemisë së coronavirusit, transmeton Telegrafi.
“Disa javë më vonë” mund të nënkuptojë tetorin, pasi Apple zhvillonte herë pas here ngjarje gjatë atij muaji për lançimet e Mac dhe iPad. Saktësisht se cila ditë në tetor është ende e panjohur, pasi Apple nuk ka lëshuar ftesa ose njoftuar një ngjarje tetori ende.
Dhe iPhonet e rinj zakonisht dalin në shitje disa ditë ose javë pas prezantimit të tyre zyrtarisht. Seria iPhone 11 u njoftua më 10 shtator 2019, porositjet filluan më 13 shtator dhe nuk doli tërësisht në treg deri më 20 shtator.
Ne do t’ju mbajmë të informuar për datën e lançimit të iPhoneve të rinj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.