Themeluesi i Clubhouse Paul Davison i cili ishte pjesë e bisedës për ca moment tha se një version Android është prioriteti numër 1 i kompanisë së tij.
Bashkëthemeluesi i Microsoft Bill Gates mori pjesë në takimin e tij të parë në Clubhouse, aplikacionin i cili ka shpërthyer në popullaritet së fundi.
Ai u intervistua nga gazetari Andrew Ross Sorkin dhe një prej pyetjeve që ju bë ishte se çfarë përdor Gates më shumë, iPhone apo një telefon Android.
“Në të vërtetë përdori një telefon Android” tha Gates. “Nganjëherë mbaj edhe iPhone me vete por zakonisht është Android telefoni i im.”
Sorkin e pyeti pse Android mbi iPhone? “Disa prodhues Android të lejojnë instalimin e softuerit të Microsoft paraprakisht dhe kjo e bën çdo gjë më të lehtë për mua,” tha Gates.
Themeluesi i Clubhouse Paul Davison i cili ishte pjesë e bisedës për ca momente tha se një version Android është prioriteti numër 1 i kompanisë së tij.
Gjatë një interviste tjetër në 2019-ën Gates pranoi humbjen e Microsoft përballë Android dhe konsideron atë si gabimin më të madh të gjitha kohërave. Në të vërtetë gjatë kësaj periudhe ishte Steve Ballmer CEO dhe jo Gates.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.