×
  • Extra
  • Tech&Auto

    Bllokohet Instagrami në të gjithë botën, përdoruesit po kanë probleme të dërgojnë mesazhe

    Reporteri
    02 Shtator 2021 | 23:01

    Të varurit nga rrjetet sociale këto momente po raportojnë se ka një ndërprerje të funksionimit të Instagram-it në të gjithë botën.


    Miliona përdorues të rrjeteve sociale janë prekur nga një ndërprerje tjetër e Instagramit këtë mbrëmje, shkruan News.com, përcjellë Gazeta Online “Reporteri.net“.

    Thuhet se kjo ndërpreje po ndodh pikërisht në sitemin e mesazheve, dhe tani mijëra përdorues po ankohen në Twitter.

    Me sa duket, përdoruesit nuk janë në gjendje të dërgojnë mesazhe direkte te të tjerët, ndërsa disa nuk po mund të publikojnë “Stories”.

    Problemi është aq i përhapur sa që ka bërë që hashtag #instagramdown të ​​jetë trend në të gjithë botën.

    Kjo ndërpreje e madhe vjen pas një të tille në fillim të këtij viti, e cila gjithashtu preku platformat përfshirë WhatsApp, Facebook dhe Facebook Messenger për një numër orësh./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!