Automjetet sportive përbëjnë pothuajse 35 për qind të të gjitha makinave të reja të regjistruara në vend më 2021.
“Në vendin alpin me shumë male, borë dhe akull, automjetet në të gjithë terrenin janë shumë më të njohura sesa në vendet ku mund të vozisni për kilometra të tëra në rrugë të drejtë”, tha në një intervistë eksperti i automobilave, Ferdinand Dudenhöffer, përcjell albinfo.ch.
Megjithatë, disa politikanë janë kundër këtyre makinave. “SUV-të, madje edhe hibridet, janë shumë më të rëndë se makinat e tjera dhe konsumojnë një çerek më shumë energji”, vuri në dukje deputetja Isabelle Pasquier-Eichenberger.
“Kjo është arsyeja pse është e domosdoshme të zvogëlohet numri i SUV -ve në rrugët zvicerane”, shtoi ajo.
Thomas Rohrbach, zëdhënës i Zyrës Federale të Rrugëve, vuri në dukje se rrugët në Zvicër nuk janë të përshtatshme për makina të mëdha.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.