×
  • Extra
  • Tech&Auto

    ChatGPT ka ditëlindjen: Një vit nga dita kur nisi të ndryshojë botën

    Reporteri
    30 Nëntor 2023 | 18:19

    ChatGPT ka sot njëvjetorin. I hedhur në treg për publikun e gjerë më 30 nëntor të vitit 2022, chat bot-i i furnizuar nga Inteligjenca Artificiale lëvizi të gjitha ekuilibrat e vendosura deri më tani në botë.

    Vetëm disa javë pas lançimit të tij, ai u bë aplikacioni me rritjen më të shpejtë në histori, me më shumë se 58 milionë vizita nga mesi i dhjetorit 2022. Kjo shifër u rrit në rreth 1.8 miliardë vizita mujore deri në gjysmën e vitit 2023, dhe kompania pas ChatGPT, OpenAI deklaroi se uebfaqja e saj ishte bërë një nga domeinet më të vizituara në botë.

    Chatbot-i, duke përdorur të dhëna nga interneti, ofron përgjigje të shpejta, të ngjashme me njeriun ndaj pyetjeve. Mund të shkruajë skenarë, ese, këngë, poezi… Mund edhe t’u tregojë shaka të çuditshme.

    Megjithatë, jo gjithçka është me ngjyra kur vjen puna te ChatGPT, vitin e kaluar u regjistruan shumë raste të dezinformimit, thyerje të etikës dhe integritetit akademik në fushën e arsimit.

    Nuk mund të lëmë po ashtu pa përmendur se gjithnjë e më shumë studentë përdorin ChatGPT për detyrat e tyre. Aftësia e platformës për të anashkaluar mjetet e zbulimit të plagjiaturës sigurisht që ndihmon.

    Deri më tani, konkurrenti më i madh i OpenAI është Google, i cili lançoi Google Bard në mars 2023, një chatbot i drejtuar nga Inteligjenca Artificiale, i lidhur me internetin që mbështet 137 miliardë parametra.

    Teksa ChatGPT mbush njëvjeç sot, ne mezi presim të shohim se si do të evoluojë në të ardhmen.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!