Prodhuesi kinez i makinave elektrike Xpeng, ose filiali i tij HT Aero, po fillon të zhvillojë makinat e veta fluturuese, falë një injeksioni financiar prej 500 milionë dollarësh që mori nga disa investitorë javën e kaluar.
Është një makinë që, si çdo katërrrotë tjetër, do të mund të lëvizë në rrugë tokësore, por kur, për shembull, është e mbushur me njerëz dhe pronari i saj nxiton, do të jetë në gjendje të hedhë helikat dhe të “fluturojë”.
Siç është parë deri më tani me koncepte të ngjashme të palëve të treta, modeli Xpeng do të përdorë gjithashtu teknologjinë e ngritjes dhe uljes vertikale. Kjo do të thotë se nuk do të ketë nevojë për pistë, pasi përdor rotorë që montohen kur nuk janë në përdorim.
Xpeng është mjaft ambicioz në planet e tij për realizimin e këtij projekti, duke qenë se janë duke paralajmëruar veturën e tyre fluturuese për vitin 2024. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se do të jetë e mundur të fluturosh me të edhe atëherë, pasi përdorimi i automjeteve të tilla hibride do të kërkojë formulimin e legjislacionit për qëllime të veçanta.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.