×
  • Extra
  • Tech&Auto

    Facebook është ri dizajnuar me sistemin e errësimit të sfondit, por për vetëm disa përdorues

    Reporteri
    04 Prill 2020 | 20:40

    Mundësia e shumëpritur e errësimit të sfondit, tashmë ka arritur në Facebook, vetëm se duhet të jeni në mesin e disa të zgjidhurve me fat, për ta përdorur atë.


    Ky përditësim, është shfaqur mbrëmë vetëm te disa përdorues, së bashku me ueb-faqen e ri dizajnuar, ku ndryshimet janë të dukshme, transmeton Telegrafi.

    Ndryshimi që është bërë, ishte paralajmëruar gjatë vitit të kaluar në konferencën F8, ndërsa thuhej se gjithçka do jetë më e madhe, ndërsa do të ketë më shumë hapësirë të bardhë.

    Por, së bashku me këto, është edhe mundësia e errësimit të sfondit të ekranit, që kohëve të fundit po aplikohet te shumë aplikacione.

    “Sistemi i ri, nuk ka veti adoptuese, andaj ju duheni vet ta aktivizoni errësimin e sfondit, në mënyrë manuale”, ka thënë Janë Manchun Wong, që ishte ndër përdoruesit e parë, që njoftuan për këtë përditësim.

    Në përgjithësi, ndryshimi që është bërë nuk është aq i panjohur, sepse ngjanë shumë me dukjen që e ka Facebook kur hapet na aplikacionin në smartfon.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!