Facebook ka raportuar përsëri probleme me shërbimet e tij, vetëm disa ditë pasi një ndërprerje e madhe goditi WhatsApp, Instagram dhe Facebook për rreth gjashtë orë.
“Ne jemi të vetëdijshëm se disa njerëz kanë probleme me qasjen në aplikacionet dhe produktet tona”, ka thënë firma të premten, përcjell Telegrafi.
“Ne po punojmë për t’i kthyer gjërat në normalitet sa më shpejt të jetë e mundur dhe kërkojmë falje për çdo shqetësim”.
Problemet aktuale duket se po ndikojnë në platformën e ndarjes së fotografive dhe videove, në Instagram në veçanti.
Firma tha në një postim në Twitter: “Ne e dimë se disa prej jush mund të kenë disa probleme duke përdorur Instagram tani. Na vjen shumë keq dhe po punojmë sa më shpejt për ta rregulluar”.
Ndryshe, gjatë orëve të mbrëmjes, disa përdorues të prekur dolën menjëherë në Twitter dhe platforma të tjera të mediave sociale për t’u ankuar për ndërprerjen e dytë në Instagram.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.