Tri aplikacionet, Facebook, WhatsApp dhe Instagram të cilat janë të gjitha në pronësi të Mark Zuckerberg, prej gati një orë janë të paqasshme nga përdoruesit në të gjithë botën.
Kompania Facebook, ka dalë me një njoftim në Twitter për përdoruesit e këtyre aplikacioneve, shkruan Gazeta Online “Reporteri.net”.
“Ne jemi të vetëdijshëm se disa njerëz kanë problem me qasjen në aplikacionin Facebook. Ne po punojmë që gjërat të kthehen sa më shpejt në normalitet”, është thënë në njoftimin e Facebook.
We’re aware that some people are having trouble accessing Facebook app. We’re working to get things back to normal as quickly as possible, and we apologize for any inconvenience.
— Facebook App (@facebookapp) October 4, 2021
Kjo kompani u ka kërkuar ndjesë të gjithë përdoruesve për shqetësimet.
“Kërkojmë ndjesë për çdo shqetësim”, thuhet në njoftimin e Facebook.
Diçka e tillë ka ndodhur edhe në 19 marsin e kaluar, me shërbimin që u bllokua rreth një orë.