×
  • Extra
  • Tech&Auto

    Facebook mbyll sistemin e njohjes së fytyrës dhe fshin të dhënat e 1 miliard përdoruesve

    Reporteri
    02 Nëntor 2021 | 19:35

    Facebook ka lajmëruar se do të mbyllë sistemin e tij të njohjes së fytyrës dhe do të fshijë gjurmët e mbi 1 miliard përdoruesve.

    Gjiganti i mediave sociale është shprehur se ky ndryshim pritet të përfaqësojë një nga transformimet më të mëdha në përdorimin e njohjes së fytyrës në historinë e teknologjisë.

    Mësohet se më shumë se një e treta e përdoruesve aktivë në Facebook kanë zgjedhur identifikimin përmes fytyrës, heqja e këtij sistemi, do të rezultojë me fshirjen e të dhënave të mbi 1 miliard personave.

    Zv.drejtori i inteligjencës artificiale për kompaninë Meta, Jerome Pesenti tha se kompania po përpiqet të marrë në shqyrtim rastet e përdorimit pozitiv të tekonoligjisë, kundrejt shqetësimeve në rritje të shoqërisë, veçanërisht pasi ende nuk janë përcaktuar rregulla të qarta.

    Kujtojmë se më shumë se një e treta e përdoruesve aktivë në Facebook, kanë zgjedhur që fytyrat e tyre të njihen nga sistemi i rrjetit social. Kjo shifër shkon në gati 640 milionë njerëz.

    Kompania në vitin 2019 i dha fund një praktike të tillë, e cila ishte njohja e fytyrës për të identifikuar përdoruesit përmes fotove të ngarkuara, si dhe duke i sugjeruar atyre automatikisht që t’i “tagojnë”. Facebook u padit në Illinois për funksionin e sugjerimit të etiketave.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!