×
  • Extra
  • Tech&Auto

    Facebooku dhe Instagrami dyshohet se krijojnë shumë varësi

    Reporteri
    16 Maj 2024 | 17:01

    Bashkimi Evropian është duke hetuar nëse Facebooku dhe Instagrami krijojnë shumë varësi dhe se po shkaktojnë “efekte negative” në shëndetin mendor dhe fizik të fëmijëve, shkruan BBC.

    Gjithashtu është duke hetuar nëse dy rrjetet sociale kanë bërë mjaftueshëm për të kontrolluar nëse përdoruesit janë në moshë për t’i përdorur dhe çfarë përmbajtje rekomandohet për fëmijët.

    Një numër i madh i kompanive teknologjike janë duke u hetuar për shkeljen e ligjit të BE-së për Shërbimet Digjitale dhe mund të gjobiten deri në 6 për qind të të hyrave vjetore, përcjell gazeta online Reporteri.net.

    Meta, kompani që ka në pronësi dy platformat, ka deklaruar se ka shpenzuar dhjetë vjet për të zhvilluar më shumë se 500 vegla dhe politika për të mbrojtur fëmijë.

    BE-ja gjithashtu është e shqetësuar për mënyrën se si Meta kontrollon moshën e përdoruesve.

    Pothuajse në të gjitha rrjetet sociale edhe Meta mundëson hapjen e llogarisë për personat mbi 13 vjet.

    Mirëpo në një raport të fundit është bërë thirrje që fëmijët të kenë lejen e prindërve për të hapur llogari.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!