Një gjykatë amerikane e ka bllokuar përkohësisht urdhrin e administratës së Trumpit për bllokimin e mundësisë së shkarkimit të aplikacionit TikTok.
Në vendimin e marrë nga gjykatësi Carl Nichols në Uashington të dielën vonë thuhet, megjithatë, se tash për tash nuk do të bllokohen kufizimet që pritet të hyjnë në fuqi më 12 nëntor në lidhje me rregullimet teknike dhe tregtare, të cilat janë jetike për funksionimin e duhur të aplikacionit.
Departamenti i Tregtisë tha përmes një deklarate se do t’i përmbahet vendimit të gjykatës dhe ka marrë hapa të menjëhershëm që të bëjë një gjë të tillë, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.
Ky vendim erdhi në kohën kur po vazhdojnë negociatat për arritjen e një marrëveshjeje për marrjen e një pjese të aksioneve nga kompanitë amerikane, gjë që do të ndikonte në shmangien e bllokimit të aplikacionit.
Arritja e marrëveshjes po pengohet nga mungesa e pajtimit për atë se kush duhet ta mbajë shumicën e aksioneve. Kompania ByteDance gjithashtu ka thënë se marrëveshja duhet të miratohet edhe nga Kina.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.