×
  • Extra
  • Tech&Auto

    Google i grupon rezultatet për lajme dhe paraqet artikujt relevantë

    Reporteri
    15 Dhjetor 2019 | 18:49

    Google do t’ua lehtësojë përdoruesve leximin e lajmeve dhe gjetjen potenciale të artikujve informativë gjatë procesit.


    Kompania e prezantoi funksionin për kërkim i cili e përdor inteligjencën artificiale (AI) për t’i organizuar lajmet sipas ngjarjeve në karusel, raporton Engadget.

    Kjo do ta ndihmojë fokusimin në një temë specifike, por në të njëjtën kohë i rrit gjasat që përdoruesi t’i shikojë artikujt me një këndvështrim tjetër ose më të thellë.

    Riorganizimi i lajmeve është në dispozicion tani, ndërsa fillimisht është në dispozicion në pajisjet mobile për zonat në gjuhën angleze në SHBA, shkruan KOHA Ditore. Në muajt në vijim do të jetë në dispozicion edhe në vendet e tjera.

    Funksioni i Google vjen si pjesë e përpjekjeve më të gjera të kompanisë për t’i promovuar lajmet më cilësore, për ta përmirësuar reputacionin e motorit të vet të kërkimit dhe për t’i eliminuar shqetësimet për plasimin e dezinformatave.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!